
Ardian Gola – Deputet i VV-së sonte në Prime Time me Xhemajl Rexhën, ka thënë se greva në arsim është një zhvillim i pakëndshëm që po i ndodhë Kosovës.
Gola ka thënë se mesazhi i një arsimtareje që mos të humbet njerëzorja është mesazhi kryesor i këtij zhvillimi në vend, raporton Gazeta10.
Më tej, ai ka thënë se është e papranueshme që përmes fëmijëve t’i ushtrohet presion Qeverisë së Kosovës.
“Shndërrimi i fëmijëve në mjete sindikale për të ushtruar presion ndaj qeverisë është e papranueshme”, ka thënë ai në Prime Time./Gazeta10