Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gola mbron mosekzekutimin e pagave, thotë se dallon ligjin literalisht dhe në frymën e tij

Gazeta10
07 October 2022 - 13:51

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Ardian Gola, ka arsyetuar mosekzekutimin e pagave, duke bërë një dallim literal dhe atë në frymë të ligjeve, raporton Gazeta10.

Gola ka thënë se kjo qeveri po sanon probleme të kaluara dhe se  fakt për këtë sanim është mosekzekutimi i pagave.

“Pikërisht mosekzekutimi i pagave në fakt është një përpjekje për me i sanu problemet të cilat janë trashëgu nga mënyra se si është qeverisë duke kritiku një kulturë të kompenzimit të punës së pabërë”, ka thënë Gola.

Tutje, ai ka thënë se në vendet moderne qeveriset me frymën e ligjeve.

“Në vendet e civilizuara nuk qeveriste me germ të ligjit, Monteskej kur fliste për ligjet nuk fliste për shkronjat e ligjit po fliste për frymën e ligjeve”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se ligji për greva nuk është kontradiktor.

“Për mu anipse nuk jam jurist disi ligji për grevat jo vetëm që nuk është kontradiktor por është saktësisht përplotësues tek nenet që sot dikush po gjen kontradiktë”, ka thënë ai.  

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës nuk po ua lëshon pagat grevistëve për muajin shtator pavarësisht se SBASHK-u ka pezulluar grevën deri në janar 2023.

Ky vendim ka ngjallur reagime të mëdha dhe kundërshtuese nga opozita dhe shoqëria civile. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.