
Deputeti i Parlamentit i Lëvzjes Vetëvendosjes, Ardian Gola, ka thënë se me ndaljen e grevës fitojnë të gjithë dhe nuk humbë askush, raporton Gazeta10.
Gola ka thënë se duket se kësaj drame po i vie fundi, dhe se kjo dramë pati shumë aktorë.
“Duket se dramës shoqërore te grevës po i vie fundi. Një dramë me shumë aktorë, nga presidentja e Kosovës, avokati popullit, komisioni parlamentar për arsim e deri tek prindërit, të cilët ofruan kontributet e tyre për tejkalimin e ngërqit më shumë se një-mujor”, ka thënë Gola.
Më tej ai ka thënë se të gjithë po e mirëpresin vendimin e sindikatës për reflektim për situatën ku është vendi.
“Të gjithë sot e mirëpresim vendimin e sindikatës që të reflektojë dhe ta rimendojë pozicionin e vet sindikal duke iu kthyer dialogut të brendshëm dhe për ta mundësuar dialgoun e jashtëm social. Duhet përshëndetur mësimdhënësit u duhet të clirohen nga trysnia e solidarizmit sindikal për të tejakluar një situatë e cila rëndëon më shumë mbi ta dhe mbi fëmijët”.
Kujtojmë se punëtorët e arsimit janë në grevë në nivel vendi meqë Qeveria e Kosovës nuk ka plotësuar kërkesat e tyre.
SBASHK-u ka njoftuar dje se është duke e shqyrtuar një opsion sipas së cilit do të pezullohet greva deri në janar. / Gazeta10