
Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Ardian Gola, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, ndër të tjera ka thënë se nuk po mundet ta kuptojë se ku dallon greva nga shantazhi, raporton Gazeta10.
Gola ka thënë se kjo bllokad tashmë nuk ka asnjë kuptim sepse po e paralizon të gjithë sistemin arsimor.
“Kjo bllokadë totale tashmë nuk ka asnjë kuptim për shkak se është ndërprerje e plotë e e funksioneve vitale të institucioneve të arsimit në Kosovë”, ka thënë Gola.
Ai ka thënë se kjo grevë është duke bllokuar të gjitha funksionet esenciale të institucioneve të arsimit.
“Kur t’i bllokon cdo funksion jetik esencial funksional të një institucioni atëhere sinqerisht unë nuk mundem me kuptu ku dallon greva prej shantazhit”, ka thënë më tej Gola.
Kujtojmë se punëtorët e arsimit janë në grevë në nivel vendi meqë Qeveria e Kosovës nuk po plotëson kërkesat e tyre.
Ministria e Financave fillimisht ua ka ndalur pagat grevistëve por më pas është tërhequr nga ky vendim meqë ka pasur një reagim të ashpër nga subjektet opozitare dhe shoqëria civile. / Gazeta10