Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Golfi kosovar drejt njohjes ndërkombëtare

Gazeta10
27 February 2024 - 15:55

Federata e Golfit e Kosovës është shumë afër pranimit ndërkombërarisht.

Njëra prej Federatave më të reja sportive në vend e ka dhënë lajmin e madh përmes faqes së vetë zyrtare, përmes së cilës ka zbuluar se e ka pranuar aplikacionin zyrtar nga Federata Botërore e Golfit.

Me këtë rast, Federata kosovare pritet të bëhet anëtarja më e re e familjes së madhe botërore të golfit.

Ky sport nuk është dhe aq i masivizuar dhe i njohur në Kosovë, por drejtuesit e Federatës së Golfit po mundohen të krijojnë kushte që të përhapet dhe të bëhet i popullarizuar ky sport edhe në vendin tonë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.