Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Goncalo Ramos emri i ri për sulmin e Man Utd

Gazeta10
02 March 2023 - 11:44

Manchester United është i interesuar të transferoj një sulmues të madh për sezonin e ri.

Djajtë e Kuq e morën në huazim holandezin Wout Weghorst nga Burnley, por nuk e kanë opsionin e blerjes së tij përfundimtare.

Kësisoj disa emra janë në listën e Djajve të Kuq, derisa njëri nga ta do të transferohet verës në Old Traford.

Emri i ri në listën e United është sulmuesi portugez Goncalo Ramos, i cili pati paraqitje fantastike edhe në Kampionatin Botëror me Portugalinë.

21-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me Benfican, ku në 32 ndeshje zyrtare ka realizuar 19 gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë.

Erik Ten Hag e pëlqen shumë sulmuesin portugez dhe dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij që nga sezoni i ri.

Në listën e United për repartin ofensivë janë edhe emra si Tammy Abraham, Marcus Thuram, Lautaro Martinez dhe Ivan Toney.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.