Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Grabitja e armatosur në Prishtinë, Policia jep detaje

Gazeta10
04 May 2023 - 15:32

Një grabitje e armatosur ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Prishtinë, përkatësisht në filialin e institucionit financiar “Ria” raporton Gazeta10.

E, lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 14:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazeta10, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

 “Sot rreth orës 14:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri”në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash. Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka thënë Ahmeti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.