
Një plaçkitje e rëndë ka ndodhur sot në Suharekë, ku cak ka qenë një argjentari në qytetin e kësaj komune.
Lajmin për Gazeta 10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
E lidhur me këtë ka reaguar dhe kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj, i cili ka apeluar për ruajtje të qetësisë. Ndërsa ka uruar që raste të tilla të mos përsëritën në të ardhmën.
“Sapo bisedova me Komandantin e Policisë, për rastin e grabitjes në një lokal në Suharekë, dhe u njoftova se po punohet në zbardhjen e rastit. Apeloj nga të gjithë që ta ruajmë qetësinë dhe të presim raportimin zyrtar. Uroj që ky rast të mos përsëritet kurrë në të ardhmen ”, ka shkruar Muharremaj në Facebook. /Gazeta10/
Reagimi i plotë: