
Policia gjatë patrullimit, kanë vrejtur disa grafite me shkrime nxitëse me përmbajtje kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës si dhe për këtë menjëherë policia ka hapur rast.
Policia ka hapur rast “sulm kundër rendit kushtetues”.
“Leposaviq 06.09.2023 – 00:40. Njësitet policore gjatë patrullimit në muret e disa shtëpive kanë vërejtur disa grafitë të shkruara me përmbajtje kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga ekipet përkatëse te hetuesisë”, thuhet në njoftimin e policisë.