
Nesër në “Stamford Bridge” zhvillohet ndeshja derbi e grupit Chelsea v Milan, ndërsa nga konferenca për media Graham Potter ka pasur vetëm fjalë të mira për Milan.
“Unë kam qenë shumë i impresionuar. Idetë janë të qarta se si ata duan të sulmojnë dhe të mbrohen. Olivier Giroud është dikush që Chelsea e njeh shumë mirë, lojtar fantastik. Luan në një mënyrë vërtet të mirë, përdor cilësi dhe pika të forta. Lojtar i rëndësishëm”, tha mes tjerash Potter.