Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Grainca: Lehtësim i madh për bizneset, pagesa e TVSH-së do të realizohet pasi të bëhet shitja e mallit

Gazeta10
06 Shkurt 2025 - 14:23

Kandidatja për deputete nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca ka prezantuar planin lehtësues për qytetarët të cilët posedojnë biznese.

Ajo tha se pagesa e TVSh-së për mallra do të bëhet në muajin pasues të importimit, e jo më në kufi, raporton Gazeta10.

Sipas Graincës kjo do të jetë lehtësim i madh për bizneset sepse pagesa do të bëhet pasi potencialisht të realizohet shitja e mallit.

“Këto ishin vetëm disa nga pikat pozitive të lehtësirave që do t’i bëjë Qeveria Kurti 3 që prezantova në biznesin AIQES Home e cila udhëhiqet nga Anisa Fetahu, themeluar në marsin e vitit të kaluar dhe që merret me orendi shtëpiake e ndriçim”, thuhet në postimin e saj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.