Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Granit Xhaka konfirmon largimin nga Arsenal

Gazeta10
28 May 2023 - 12:18

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka ka konfirmuar se do të largohet nga skuadra e Arsenalit pas përfundimit të këtij sezoni.

Mesfushori ka falënderuar tifozët e klubit përmes një fotografie të postuar në Instastory, shkruan Gazeta10.

”Faleminderit Gunners”, shkruan në fotografin e postuar nga Xhaka, ku kujton edhe trofetë e fituar me Arsenalin.

Ai gjatë kësaj kohe ka fituar dy herë FA Cup dhe dy herë Community Shield.

30-vjeçari prite të luajë sot ndeshjen e fundit, ku Arsenali do të përballet me skuadrën e Wolvesit, duke filluar nga ora 17:30.

Xhaka nga sezoni i ardhshëm pritet ta vazhdojë karrierën në kampionatin gjerman, te skuadra e Bayer Leverkusenit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.