
Sipas mediumeve gjermane, Chelsea i është vënë pas portierit të Borussia Dortmund, Gregor Kobel.
Londinezët janë në kërkim të një zëvendësuesi për portierët: Kepan , i cili nuk ka bindur fare që nga transferimi i tij dhe për Edouard Mendy, i cili sezonin aktual po ka probleme shumë me lëndime.
Sipas “Daily Mail”, portierit seneglez, Mendy i është bërë me dije nga Chelsea se mund të largohet gjate vërës nga kryeqyteti anglez.
Dortmundi duan ta mbajnë në ekip portierin zviceran, i cili mund të llogaritet si një nga portierët më të mirë në Bundesliga dhe jo vetëm.
Mirëpo, portieri 25-vjeçar ka shprehur dëshirën që të qëndrojë në Gjermani te Dortmundi, me qëllim fitimin e titullit të elitës së futbollit gjerman.
Kobelit i është ofruar kontratë e re me rritje page, e cila momentalisht shkon deri në 4 milionë euro.
Gregor Kobel këtë sezon është paraqitur në 29 ndeshje, në të cilat ka pësuar 32 gola, gjersa në 12 ndeshje e ka mbajtur portën e paprekur.
Kontrata aktuale e Kobel e mban atë te skuadra e Dortmundit deri në verën e vitit 2026, ndërsa vlera e tij në treg arrin vlerën e 35 milionë eurove.