Gazeta10

Grenell: Marrëveshja e nënshkruar në Washington, ishte negociuar nga Hashim Thaçi

Ish-presidenti Hashim Thaçi kishte negociuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për marrëveshjen e Uashingtonit, e jo kryeministri aso kohe, Avdullah Hoti.

Ka deklaruar kështu, ish i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell në një intervistë dhënë për “The Pavlovic Torady”.

“Jam i bindur se njerëzit në Kosovë do të ishin në paqe nëse Thaçi do të ishte ende president. Do të kishin po ashtu bashkëpunim të madh ekonomik me fqinjët dhe më tepër vende pune për fëmijët e tyre nëse Thaçi do të kthehej”, ka thënë Grenell.

“Marrëveshja e gjitha ishte negociuar nga Thaçi, Hoti nuk kishte negociuar pjesën më të madhe të saj”, ka deklaruar Grenell.

Kujtojmë se marrëveshje e Uashingtonit u nënshkrua para dy viteve në Shtëpinë e Bardhë, nga Avdullah Hoti, kryeministër i atëhershëm dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. /Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë