Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Grenell: Smith ngriti aktakuzën ndaj Thaçit pasi Schwartz ia kishte treguar informacionet që ia dhashë për negociatat Kosovë-Serbi

Gazeta10
15 March 2025 - 14:09

Emisari amerikan për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka shkruar përsëri për Jack Smith dhe aktakuzën që prokurori amerikan ka ngritur në vitin 2020 ndaj Hashim Thaçit, atë kohë president i Kosovës.

Grenell ka përmendur Bruce Schwartzin, një zyrtar i lartë në Departamentin e Drejtësisë me të drejtë qasjeje në informacione sensitive, të cilit Grenell thotë se i kishte treguar privatisht informacione për negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë që po zhvilloheshin në atë kohë rreth Marrëveshjes së Washingtonit.

Emisari amerikan shkruan Schwartz “ka minuar Donald Trumpin dhe politikën e Jashtme”, duke i ndarë ato informacione me prokuorin amerikan Jack Smith, dhe shton se ky i fundit “ka ngritur aktakuzë ndaj Thaçit për atë arsye”.

“Ai duhet të hetohet dhe gjykohet”, ka shkruar në platformën X Grenell.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.