Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Greva dhe tensione në Kosovë, ministrja e Arsimit Nagavci udhëton në Preshevë

Gazeta10
05 September 2022 - 13:35

“Nuk na erdhën nxënësit, nuk na erdhën mësimdhënëist, greva vazhdon”, ka thënë njëri nga drejtorët në komunën e Gjilanit sot në emisonin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”.

Kështu, në Kosovë ka disa ditë që punëtorët e arsimit dhe ata të shërbimit civil kanë hyrë në grevë meqë Qeveria e Kosovës nuk ka plotësuar kërkesat e tyre.

Pas fillimit të grevës, Ministria e Financave ua kishte ndalur pagat të gjithë grevistëve dhe ishte futur në një betejë politike edhe me komunat meqë shumica prej tyre nuk kanë pranuar që të dërgojnë lista të grevistëve në Thesar.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka takuar krerët e opozitës në Kosovë të cilët i kanë ofruar përkrahje në kërkesat e tyre. Ai po ashtu e ka takuar edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin në përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

Para pak minutash, Ministria e Financave ka njoftuar se ka lëshuar pagat edhe për grevistët por nuk ka rritje të tyre.

Kështu, vendi vazhdon të jetë në grevë në sektorin e arsimit dhe në atë publik. Pavarësisht kësaj, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka zgjedhur që sot të udhëtojë në Luginën e Preshevës.

Në kohën kur ajo do të duhej të ishte duke negociuar me grevistët për të gjetur një zgjidhje, ajo ka preferuar ta vazhdoj aktivitetin e saj diku tjetër dhe për të tjera tema. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.