Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Greva e punëtorëve, Haradinaj thotë se janë në të drejtën e tyre, është sosur durimi

Gazeta10
25 August 2022 - 13:49

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se punëtorët që janë futur në grevë janë në të drejtën e tyre, raporton Gazeta10.

Haradinaj ka thënë se Kurti nuk duhet ta shikojë fajin tek ata por tek vetja e tij, meqë qe një vit po tallet me ta.

Tutje, Haradinaj ka thënë se atyre u ka mbetur vetëm greva si mjet teksa ka kërkuar nga qeveria që ta miratojë Ligjin e Pagave.

Në fund, Haradinaj ka thënë se ka përfunduar durimi i tyre.

Këtu keni postimin e plotë:

“Kryeministër mos e kërko fajin te punëtorët por te vetja jote. Ka më shumë se një vit e gjysmë që ti tallesh me ta, për të mos thënë se po i vjedhë ata.

Punëtorët janë në të drejtën e tyre dhe grevat janë mjeti i vetëm që u ka mbetur në dorë, sepse kriza ekonomike e sociale ju ka mbërritur në asht.

Ju kryeni punën tuaj. Miratojeni me urgjencë Ligjin e Pagave dhe reflektoni ndryshimet që kanë ndodhur. Ligji duhet të reflektojë rritjen enorme të çmimeve dhe inflacionin, që zyrtarisht ka mbërritur në 19.2%. Çdo formulë tjetër do t’u kthehet në bumerang. Është sosur durimi!!!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Përndryshe, sot kanë filluar grevën shërbyesit civil. Ministria e Financave ka paralajmëruar se do t’i ndalojë pagat për të gjithë ata që hyjnë në grevë. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.