Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Greva në arsim, Konjufca: Duhet me e kuptu gjendjen e shtetit, ankesa të paarsyeshme

Gazeta10
25 September 2022 - 12:45

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, duke e komentuar grevën në arsim, ka thënë se duhet të kuptohet gjendja e shtetit në kontekstin e ndaljes së grevës, raporton Gazeta10.

Konjufca ka thënë se duke marrë parasysh edhe pakon e inflacionit nuk ka shumë hapësirë për ankesa.

Tutje, Konjufca ka thënë se së shpejti vjen Ligji i Pagave të cilin e ka quajtur si zgjidhje të arsyeshme.

 “Kur kombinohet pako e infalcionit nuk ka shume haëpsirë për ankesa të paarsyeshme. unë e di që kërkesat janë të mëdha, çdo qytetar ka nevojë për të ardhura më shumë, duhet me kuptu gjendjen e shtetit. Ligji i pagave shumë shpejt vjen, e ka përfundu diskutimin publik. Kjo është zgjedhje më e arsyeshme”, ka thënë Konjufca.

Këto komente Konjufca i bëri pas votimit në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.