Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Greva në arsim, Krasniqi thotë se Kurti në vend të kompromiseve e kishte zgjedhur konfrontimin

Gazeta10
29 September 2022 - 10:45

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Alibin Kurti, në vend të kompromiseve e kishte zgjedhur konfrontimin, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se nga greva në arsim është shkaktuar dëm dhe se për ta ditur këtë nuk ka nevojë për shumë ekspertizë apo poltikë, raporton Gazeta10

“Nuk duhet politikë dhe as ekspertizë me e kuptu se sa e dëmshme dhe cfarë dëmi i është shkaktuar atyre si shkak apo pasojë e grevës”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se Kurti në vend të zgjidhjes dhe kompromiseve kishte zgjedhur konfrontimi.

“Në ndërkohë, kryeministri ka vazhduar me logjikën e konfrontimit qysh para tre javësh kur kur kemi folë këtu për herë të parë, unë kam folur për nevojën e kompromisit për me dalë nga situata dhe i jam drejtuar edhe kryeministrit”, ka thënë ai më tej.

Ai ka akuzuar Kurtin se e ka shfrytëzuar këtë problem për mbulimin e problemeve të tjera.

“Problemin specifik që ka kërkuar zgjidhje e ka shëndrruar në zgjidhjen e tij për problemet e gjithanëshme me te cilat ballafaqohemi si vend”, ka thënë me tej Krasniqi.

Kujtojmë se punëtorët e arsimit janë në grevë në nivel vendi meqë Qeveria e Kosovës nuk ka plotësuar kërkesat e tyre.

SBASHK-u ka njoftuar dje se është duke e shqyrtuar një opsion sipas së cilit do të pezullohet greva deri në janar. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.