
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk ka marrëveshje private në zyrën e kryeministrit të shtetit, raporton Gazeta10.
Kurti gjatë një replike ka përsëritur qëndrimin se nuk është problemi tek arsimi por tek fakti që ai është kryeministër.
“Nuk është në pyetje shteti, nuk është në pyetje as arsimi, është në pyetje instrumentalizimi i kursit anti-qeveritar nëpërmjet grevës kundër meje, kaq është kjo punë”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka thënë se nuk mund të krahasohen takimet në Bruksel me ato në Prishtinë.
“Nuk mund të krahasohen takimet që zhvillohen në Bruksel me zyrën e kryeministrit të republikës sovrane demokratike të kryeministrit të Kosovës. Unë e mbroj atë zyrë ku fizikisht nuk jam sot këtu në Prishtinë sepse jam në Kuvendin e Republikës, ajo zyre është e zbrazët por ajo është insititucion, nuk është private ajo nuk ka marrëveshje me terma privat në zyrën e kryeministrit”, ka shtuar ndër të tjera Kurt.
Ai ka thënë se në as në Bruksel nuk ka pasur takime private.
“Në Bruksel nuk ka pasur takime private ato i përcakton i organizon ndërmjetësi”, ka shtuar më tej Kurti.
Kujtojmë se punëtorët e arsimit janë në grevë në nivel vendi meqë Qeveria e Kosovës nuk po plotëson kërkesat e tyre.
Ministria e Financave fillimisht ua ka ndalur pagat grevistëve por më pas është tërhequr nga ky vendim meqë ka pasur një reagim të ashpër nga subjektet opozitare dhe shoqëria civile. / Gazeta10