Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Greva në Prishtinë, tollovi në Komunën e Prishtinës (VIDEO)

Gazeta10
07 Shtator 2022 - 8:53

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se si shkak i grevës në Komunën e Prishtinës është shkaktuar tollovi, raporton Gazeta10.

Një qytetar që ka qenë duke pritur aty ka thënë se po pret qe gjysëm ore por nuk po mund ta marrë dokumetin që kërkon.

“Qe gjysëm ore jam duke pritë, po thojnë nuk po ban aparati mu pom duhet me prit. Mu pom duhet dokumenti për pension. Këta po thojnë jena në grevë. Qysh kështu?”, ka thënë ai.

Tujte, ai ka thënë se këtë dokument nuk po mund ta nxjerr as brenda dhe as përmes aparatit.

“As brenda as te apartati, po më lypin për pension mi dorëzu dokumentat, certifikatën e datëlindjen dhe nuk po mundem me nxjerrë”, ka shtuar ai. / Gazeta10

https://youtu.be/Vy8DnNXVOIw

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.