Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Grevat në Kosovë, Shkodran Ramadani: Kjo është qeveria mashtruese

Gazeta10
01 September 2022 - 12:30

Shkodran Ramadani ka reaguar pas fillimit të grevave në Kosovë duke e quajtur Qeverinë e Kosovës si qeveri të mashtrimit, raporton Gazeta10.

Ramadani ka rikujtuar disa deklarime të Kurtit lidhur me çmimin e energjisë si dhe deklarimet e tij të tanishme.

Ai po ashtu ka vënë në dukje deklaratat e tij lidhur me pagat në arsim për të cilat Kurti ndryshe ka folur në opozitë e ndryshe po flet në pushtet.

Këtu keni postimin e plotë:

“Ne opozite thoshte “cmimi i rrymes eshte nder me te lartet ne Evrope. Cmimi duhet te ulet dhe pushteti duhet te bie bashke me te”.

Ne pushtet po thote “cmimi  rrymes eshte aq i lire, sa qytetaret nuk e dine se sa paguajne. Ai duhet te ngritet, kurse neve na takon pushteti perjete”.

Ne opozite thoshte “mesimdhenesit po paguhen pak, po shtypen, po eksploatohen dhe po perdhoset puna e tyre. Nuk mjafton fakti qe atyre iu eshte ngrite paga disa here. Qeveria duhet te rrezohet”.

Ne pushtet po thote “mesimdhenesit paguhen me shume se sa duhet. Ata nuk e meritojne as kete page dhe 20% e tyre nuk e meritojne fare te jene mesimdhenes.”

Ne opozite, cmimet ishin te larta dhe pagat e uleta. Ne pushtet, cmimet jane te uleta dhe pagat e larta. Nderkohe, realiteti dhe e verteta jane krejt te kundert.

Zonja dhe zoterinj, ky eshte Kryeministri juaj genjeshtar. Kjo eshte qeveria mashtruese qe keni zgjedhur”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e tij në Facebook.

Përndryshe, punëtorët e shërbimit publik si dhe punëtorët e arsimit kanë hyrë në greva në nivel vendi meqë Qeveria e Kosovës nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre.

Në anën tjetër, Ministria e Financave ua ka ndalur pagat grevistëve. Kjo ka ngjallur reagime të mëdha kundërshtuese nga shoqëria civile dhe subjektet opozitare. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.