Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Griezmann afër kalimit në MLS

Gazeta10
24 February 2026 - 10:35

Antoine Griezmann do të largohet nga Atletico Madrid para përfundimit të sezonit.

 

Sulmuesi francez është në negociata të avancuara me skuadrën nga MLS, Orlando City, të cilët e duan transferimin e tij para përfundimit të sezonit actual.

 

Merkato në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e hapur deri më 26 mars, çka e bën këtë transferim të mundur në javët në vazhdim.

 

Griezmann në nëntor e kishte shprehur haptazi dëshirën e tij që një ditë të luante në MLS, teksa palët raportohet të jenë në fazën finale të bisedimeve.

 

34-vjeçari verën e kaluar rinovoi me Atleticon deri në vitin 2027, por minutazha e kufizuar mund ta bëjë atë të largohet më herët nga Madridi.

 

Francezi është golashënuesi më i mirë në histori të Atleticos me 210 gola në 480 ndeshje.

 

Sipas raportimeve të fundit, klauzola e largimit të tij nga “Los Colchoneros” është 25 milionë euro.

 

Fituesi i Kupës së Botës është lojtar i Atleticos në dy periudha, fillimisht gjatë viteve 2014-2019, e më pas u rikthye sërish në vitin 2021.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.