Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gripi sezonal mbush QKF-të me pacientë (VIDEO)

Gazeta10
14 January 2023 - 19:40

Raporti:Arbenita Ilazi

Qytetarë të shumtë po kërkojnë trajtim mjekësor në Qendrat e Mjekësisë Familjare për shkak të gripit sezonal. Nga këto qendra thonë se një mjek po kontrollon deri në 60 pacientë brenda një dite, derisa infektologët bëjnë thirrje për vaksinim.

Numër i madh i pacientëve i’u  drejtuan të shtunën Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Kjo për shkak të gripit sezonal, i cili ua rëndoi gjendjen shëndetësore.

Pacientët treguan se ka më shumë se një javë që janë me grip sezonal, derisa thanë se kanë pasur simptoma të ndryshme, si: temperaturë, ethe e plogështi.

Duke e parë që gjendja e tyre nuk po shkon drejt përmirësimit, ata i’u drejtuan QMF-ve për të marrë trajtim.

Ndërsa, edhe punëtorët shëndetësorë të Qendrave të Mjekësisë Familjare e konfirmuan për televizionin se gjatë këtyre ditëve është rritur numri i pacientëve që kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak të gripit sezonal.

Prapa kamerës ata thanë se ka pasur ditë kur një mjek ka kontrolluar rreth 60 pacientë.

Infektologu Hamdi Ramadani ka rekomanduar qytetarët që të vaksinohen në mënyrë që të mbrohen nga gripi derisa ka përmendur kategoritë më të rrezikuara nga ai.

Më 31 tetor të vitit të kaluar në Qendrat e Mjekësisë Familjare kishte filluar vaksinimi kundër gripit sezonal.

Minsitria e Shëndetësisë ka rekomanduar qytetarët që të marrin vaksinën në mënyrë që të krijojnë imunitet e të mbrohen nga gripi. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.