
Njësiti për deminim i EOD-së ka bërë tërheqjen e dy granatave të dorës të dyshuara si mjete të pashpërthyera, pasi një grua i kishte gjetur gjatë pastrimit të bodrumit të shtëpisë së saj në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitë relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa mjetet janë larguar pa ndonjë incident.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë më 08.07.2026, ku ankuesja ka raportuar se në bodrum kishte hasur në dy mjete të dyshuara të pashpërthyera – granata dore.
“GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER
Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 08.07.2026. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjatë pastrimit të shtëpisë në bodrum kishte hasur në dy mjete të dyshuara të pashpërthyera-granata dore. Njësit relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, derisa njësiti për deminim i EOD-së kanë bërë tërheqjen e mjeteve pa ndonjë incident”, thuhet në njoftimin e Policisë.