
Zv. Kryeminsitri i parë i Maqedonisë Veriore, Artan Grubi, ka treguar se ka përfunduar projektimi i autostradës nga qarkorja e Shkupit deri në kufirin me Kosovën.
Grubi përmes një video ilustrative të shpërndarë në Facebook, ka thënë është afër realizimit të ëndrrave shekullore të autostradës mes Prishtinës e Shkupit, dhe Shkupit e Tiranës, transmeton Gazeta10.
“Më në fund përfundon proektimi në të gjitha fazat e autostradës së tërë nga qarkorja e Shkupit deri në kufirin me Kosovën dhe tashmë jemi në fazën e përgaditjes së tenderimit.”, ka shkruar ai ndër të tjera./Gazeta10