
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka bërë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar kërkesë te kryesuesi i seancës, Avni Dehari, për thirrjen e vazhdimit të seancës së Kuvendit më 14 gusht, në orën 11:00.
Në kërkesën e dorëzuar, PDK kërkon që vazhdimi i seancës të mbahet në përputhje me procedurat dhe Rregulloren e Kuvendit të Kosovës.
Gruda ka bërë gjithashtu thirrje që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të mos pengojë procesin dhe t’i mundësojë kryesuesit të seancës, Avni Dehari, që ta thërrasë seancën sipas kërkesës.
“Kam një thirrje për Albin Kurtin: lejojeni Avni Deharin ta thërrasë seancën. Kuvendi duhet të vazhdojë punën dhe procedurat duhet të respektohen. Kërkesa jonë për thirrjen e seancës më 14 gusht, në orën 11:00, tashmë është dorëzuar”, ka deklaruar Gruda.
PDK kërkon që seanca të thirret dhe të vazhdojë punimet në përputhje me Rregulloren e Kuvendit të Kosovës./Gazeta10