
Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar sërish çmimet maksimale të derivateve për datën 13 gusht.
Sipas njoftimit, çmimi i naftës edhe për sot është 1.70 euro për litër, tre centë më shtrenjtë se të mërkurën.
Po ashtu është shtrenjtuar edhe benzina. Sot çmimi i benzinës është 1.48 euro për litër, një cent më shtrenjtë se të mërkurën.
Gazi vazhdon të jetë me të njëjtin çmim, 0.60 euro për litër.
Çmimet e derivateve hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe vlejnë 24 orë./Gazeta10