
Kordinatori për Drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda në “Prime Time”, ka folur rreth rastit Dehari duke thënë se është rasti më i keqpërdorur politikisht.
Gruda madje ka thënë se në Kosovë është kthyer në një standard që tragjeditë familjare të përdoren në fushë beteja politike, raporton Gazeta10.
“Arsyeja është se rasti Dehari është një rast që është përdorur ose thënë saktë është keqpërdorur politikisht në një masë që nuk ka ndodhur më parë në Kosovën e pas luftës. Pra është rasti më i keqpërdorur politikisht. Është kthyer në një standard që tragjeditë familjare të kthehen në elemente në fushë beteja tona politike, pra për këtë arsye jemi këmbëngulës që kjo punë të zbardhet deri në fund. Kur VV-ja s’ka qenë në pushtet thoshin se është problemi i pushtetit, tani që dy vite në pushtet thonë se janë zhdukur mostrat.”, ka thënë Gruda.
Kordinatori i PDK-së, poashtu ka komentuar edhe deklaratën e deputetit Haki Abazi duke thënë se ajo ka qenë një pretendim që kryeministri dhe ministrja e Drejtësisë janë të implikuar në zhdukjen e mostrave të Deharit.
“Në anën tjetër kemi pretendime nga deputetë të mazhorancës që thonë se në krimin e zhdukur të mostrave kanë dorë edhe kryeministri dhe ministrja e Drejtësisë që janë të implikuar në një mënyrë apo tjetrën.”, ka thënë Gruda
Gruda ka thënë se askush nuk mundet të thotë se Haxhiu nuk është përgjegjëse për humbjen e mostrave, sepse është institucion që është në përgjegjësi të saj.
Kordinatori i PDK-së, Gruda ka thënë se në rast se pushteti nuk mbanë përgjegjësi për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit atëherë nuk paskemi Qeveri./Gazeta10