
Kanë kaluar disa javë nga reshjet e shiut, që kanë shkaktuar vërshimet në disa qytete të Kosovës, por dëmët më të mëdha vërshimet kanë shkaktuar në qytetin e Skenderajt.
Kryetari i komunës së Skenderajit, Fadil Nura, ka deklaruar se dëmi material arrinë shifrën deri në 10 milionë euro.
Për të ju dalur në ndihmë banorëve që janë prekur nga vërshimet është krijuar Fondi Emergjent i Vërshimeve, ku sipas njoftimit të Komunës së Skenderajt, deri më tash janë grumbulluar afër 400 mijë euro.
Gjithashtu janë publikuar edhe emrat e njerëzve bamirës, bizneseve dhe klubeve të ndryshme, të cilët kanë kontribuar në Fondin Emergjent të Vërshimeve.
“80,751.62 euro janë dhuruar nga data 6 deri me 21 shkurt, kurse totali i përgjithshëm i fondit ka arrit 383,311.33 euro”, thuhet në njoftimin e komunës./Gazeta10