Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Guardiola: Silva-Barcelona? Asnjë telefonatë, Cancelo të qëndrojë te katalanasit

Gazeta10
10 Qershor 2024 - 17:36

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola ka dhënë së fundmi një prononcim për mediet ku ka folur ndër të tjera edhe për të ardhmen e Bernardo Silva-s.

Tekniku spanjoll deklaroi se nuk kanë pasur asnjë kontakt nga Barcelona, teksa shtoi se shpreson që portugezi të vazhdojë rrugëtimin me City-n.

“Nuk kemi marrë asnjë telefonatë nga Barça apo klube të tjera. Ai është një lojtar i mrekullueshëm, shpresoj të qëndrojë me ne te Manchester City”-theksoi Guardiola.

Teksa më tej, i pyetur për të ardhmen e Joao Cancelo-s ai deklaroi se nëse City-Barça arrijnë një marrëveshje ai mund të vazhdojë rrugëtimin te katalanasit, pasi nuk është aspak në planet e trajnerit të “Citizens”.

“Klubet do të ulen të diskutojnë. Ai është një nga lojtarët tanë dhe do të jetë te City deri kur klubet të arrijnë marrëveshjen, sigurisht nëse Cancelo dëshiron të qëndrojë në Barcelonë”-shtoi Pep Guardiola.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.