Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Gucati habit me detaje: Kur kemi folur me familje, jemi kanë të përgjuar!

Gazeta10
16 January 2025 - 23:09

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka thënë se gjatë kohës sa ka qenë në burgim në Hagë është përgjuar nga Gjykata Speciale.

Gucati është shprehur i bindur se të gjitha vizitat e familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë kanë qenë nën përgjimin e gjykatës.

“Kanë qenë të përgjuar. Ne e kemi ditë që janë të përgjuar. Në dhomë të ditës dhe në dhoma të mysafirëve jam i bindum që kemi qenë të përgjum”, ka thënë Gucati.

Për më tepër, ai ka theksuar se edhe bisedat telefonike janë përgjuar.

“Ne e kemi pas secili dhomën e veçantë për mysafirë. Edhe kabinat e telefonave kanë qenë të përgjum”, ka thënë ai. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.