
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka komentuar audio-incizimet e publikuara në mes të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës dhe ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.
Gucati ka kritikuar Kusari-Lilën për komunikimin me Radojçiqin, teksa ka thënë se një veprim i tillë është turpërues për një femër që vjen nga Gjakova, pikërisht në vendin ku është bërë Masakra e Mejës.
“Tu e ditë masakarën në Gjakovë, veç Mejën në Gjakovë. Ajo u dashtë me u ndal me menu nja dy minuta”, ka thënë Gucati.
Sipas Gucatit, i pafalshëm mbetet koordinimi me Listën Serbe për pagat e veteranëve të UÇK-së.
“Tu e thirr Radojçiqin në telefon dhe të koordinohet me Listën Sërpska që të koordinohet me ta për pagat e veteranëve të UÇK-së, a ka turp më të madh?”, ka thënë Gucati. /Gazeta10/