Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Guri i LDK-së: Kosova është e përhershme!

Gazeta10
19 June 2024 - 22:00

Kombëtarja e Shqipërisë sot ka arritur një barazim historik me Kombëtaren e Kroacisë në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Gjermani.

Ky barazim ka gëzuar gjithë shqiptarët. A po i përfaqëson Kombëtarja e Shqipërisë gjithë shqiptarët në ‘Euro 2024’ ka qenë temë debati në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Paris Guri, kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës, thotë se Kosova është e përhershëm dhe si e tillë duhet të respektohet me simbolet e saj.

Sipas tij, të rinjtë e këtij vendi duhet të jenë në gjendje edhe të japin jetën për Kosovën e jo ta refuzojnë atë.

“Republika e Kosovës është e përhershme dhe asnjëherë nuk duhet ta shohim si projekt të përkohshme dhe secili i ri duhet me lufta me ‘mish e me shpirt’ dhe me qenë në gjendje edhe jetën e tij me jep për Kosovën”, ka thënë Guri.

Ai ka thënë se qasja fyese ndaj simboleve të Kosovës nga disa njerëz është për keqardhje.  /Gazeta10/

Deklaratën e tij për këtë temë e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.