Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Guvernatori i BQK-së në Washington, njofton drejtorin e FMN-së mbi zhvillimet e fundit në sektorin financiar

Gazeta10
26 October 2024 - 13:41

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Ahmet Ismaili gjatë qëndrimit në Washington ka takuar Drejtorin e Departamentit Evropian në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), Alfred Kammer.

Ismaili e ka njoftuar Kammerin mbi zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative.

Kjo me qëllim të rritjes së qëndrueshmërisë së sektorin financiar, ecurinë e zbatimit të aktiviteteve të BQK-së në kuadër të programeve me FMN si dhe asistencave teknike në zhvillim e sipër.

“Diskutimi u fokusua në masat e ndërmarra nga BQK për të fuqizuar edhe më tej qëndrueshmërinë e sistemit financiar, duke përfshirë kapitalizimin e sektorit bankar, nismat e reja ligjore si dhe asistencat teknike përkatëse që pritet të zbatohen gjatë vitit të ardhshëm në pajtim me objektivat e planit strategjik”, shkruan në kumtesë.

“Të dy palët ri-theksuan përkushtimin e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me qëllim të zbatim me sukses të objektivave dhe projekteve që kanë ndikim pozitiv drejtpërdrejt në sektorin financiar dhe gjithë ekonominë e vendit”, thuhet tutje aty.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.