Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Guvernatori Mehmeti takoi drejtuesit e Këshillit të Byrove

Gazeta10
05 October 2022 - 16:07

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim, Greet Floré, drejtoreshë menaxhuese e Këshillit të Byrove në Bruksel, e cila është organizatë menaxhuese e sistemit të Kartonit të Gjelbër.

Guvernatori Mehmeti e informoi Floré rreth zhvillimeve të fundit në sistemin financiar, e në veçanti në sektorin e sigurimeve. Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti e njoftoi znj. Floré se Kosova ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme duke plotësuar kështu, të gjitha kushtet që lidhen me anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër.

Nga ana tjetër, drejtoresha menaxhuese e Këshillit të Byrove në Bruksel, Greet Floré, falënderoi Guvernatorin për shpalosjen e informatave dhe shprehu gatishmërinë e rritjes së mëtutjeshme të bashkëpunimit mes dy institucioneve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.