
Tri arratisje të njëpasnjëshme ndodhën vetëm brenda një periudhe dy mujorshe në Kosovë.
Avokati kosovar Skender Musa në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se rasti i arratisjes së Faton Hajrizi nga burgu i Smrekonicës nuk është aspak rast i rëndë.
“Faton Hajrizi nuk është rast i rëndë fare, me vet faktin që ka kaluar në burgun e Smrekonicës… e e ka kriju një lloj stili të arratisjeve. Më tepër iu ngjanë personazheve nga filmat kriminalistik, se sa ndonjë vepër penale që e ka kry”.
Sipas tij, raste më të rënda janë dy arratisjet tjera.
“Rasti më i rëndë padyshim është rasti i Enver Sekiraqës, pastaj vjen i Roshiqit”, është shprehur Musa.
Sipas tij, këto raste vënë në pah lëshimin e
Sipas tij, këto raste vënë në pah lëshimet nga institucionet e Kosovës.
Ndryshe, i pari që i priu “kësaj valle” të arratisjeve ishte pikërisht Enver Sekiraqa, emër ky i njohur ndër vite për organet e hetuesisë dhe të drejtësisë në Kosovë.
Një ikje “spektakolare” të organizuar mirë e mirë e bëri më 6 korrik i burgosuri tjetër, Faton Hajrizi.
Vazhdës së arratisjeve në Kosovë së fundi iu bashkua edhe një serb.
Marko Roshiq është njëri nga katër të dënuarit për vrasjen e politikanit të njohur serb të veriut, Oliver Ivanoviq. /GAZETA10/