Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Hadërgjonaj kujton 19 prillin 1999: Një prej ditëve më të rënda të Koshares!

Gazeta10
14 Janar 2025 - 22:14

Ish-luftëtari dhe njëherësh kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Fadil Hadërgjonaj ka rrëfyer momentin e vështirë të rënies së 13 bashkëluftëtarëve në Betejën e Koshares.

Hadërgjonaj ka thënë se humbja e 13 luftëtarëve në Koshare ka qenë një moment i vështirë dhe sfidues për ta.

“Dita e 19 prillit 1999 është një prej ditëve më të rënda të luftës në Koshare. Është një prej ditëve më të përgjakshme. Ne atë ditë kemi humbur 13 luftëtarë, në mesin e tyre e kemi humb edhe komandant Salihun”, ka rrëfyer Hadërgjonaj.

Tutje, Hadërgjonaj ka thënë se Çekaj e pati marrë qaq me vendosmëri komandën saqë ka filluar të këndonte këngën “Besa-Besa”. /Gazeta10/

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.