Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Hadërgjonaj me emocione flet për rënien e Sali Çekajt: Me armë përpara këndonte Besa – Besë!

Gazeta10
14 Janar 2025 - 22:17

Ish-luftëtari dhe njëherësh kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Fadil Hadërgjonaj ka rrëfyer momentin e vështirë të rënies së bashkëluftëtarit, Sali Çekaj.

Hadërgjonaj ka thënë se humbja e 13 luftëtarëve në Koshare ka qenë një moment i vështirë dhe sfidues për ta.

“Dita e 19 prillit 1999 është një prej ditëve më të rënda të luftës në Koshare. Është një prej ditëve më të përgjakshme. Ne atë ditë kemi humbur 13 luftëtarë, në mesin e tyre e kemi humb edhe komandant Salihun”, ka rrëfyer Hadërgjonaj.

Hadërgjonaj ka thënë se Çekaj e pati marrë aq me vendosmëri komandën saqë ka filluar të këndonte këngën “Besa-Besa”.

Mes emocionesh, ai ka thënë se Çekaj nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra përgjatë betejës.

“Kemi qenë shumë afër dhe në një vijë luftimi. Ai ka ardhur si përforcim për shkak se situata ka qenë delikate. Ka ardh diku në orën 9-10 të mëngjesit dhe na ka dhanë mbështetje të jashtëzakonshme. E ka marrë kaq me vendosmëri komandën saqë ia ka nisë me këndu kangën besa-besë”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Tutje, ai ka thënë se Sali Çekaj ka qenë autoritet dhe emër për të gjithë bashkëluftëtarët. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.