
Ish-luftëtari i Koshares dhe njëherësh kandidati për deputet i Lidhjes Demokrate të Kosovës, Fadil Hadërgjonaj ka bërë të ditur se ka qenë 37 vjet në shërbim të uniformës ushtarake.
“Unë e kam përfundu karrierën ushtarake me 37-vjet shërbim me uniformë ushtarake. Me u bazu në ligjet që janë në fuqi sot për FSK-në, unë e kam përfundu karrierën si ushtarak aktiv. Në vitin 2021 jam pensionu”, ka deklaruar Hadërgjonaj.
Hadërgjonaj ka theksuar se kanë qenë bashkëluftarët që e kanë motivuar që të kyçet në politikë, duke thënë se ata kanë instaluar standard dhe devotshmëri.
“Me qenë në mesin e bashkëluftëtarëve është ndjenjë e veçantë. Ne e kemi ndërtu një besim, e kemi lidh një besë në rrethana shumë të vështira. Bazu në atë besë që e kemi pas ne kemi arrit që ta sjellim lirinë së bashku”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/