
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Hajdar Beqa, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore, i cili do të mbahet të shtunën në ora 20:00 në Sheshi Skënderbeu.
Përmes një mesazhi publik, Beqa theksoi se sheshi “Skënderbeu” do të jetë vendi i bashkimit të mbështetësve, duke i ftuar qytetarët të jenë pjesë e përmbylljes së fushatës.
Ai nënvizoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare dhe përsëriti sloganin politik “Stop krizës. Ndrysho Kosovën”, duke theksuar se ndryshimi mund të arrihet përmes angazhimit dhe mbështetjes së qytetarëve./Gazeta10