
Kosova sot po e feston 25 vjetorin e çlirimit. Për këtë temë është diskutuar mes panelistëve edhe në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.
Komentatorja politike, Fatime Hajdari ka qenë e ashpër ndaj gazetari serb Branislav Kërstiq, i cili gjatë kohës së luftës ishte i veshur me uniformë të ushtrisë së Serbisë.
Hajdari ja ka kujtuar Kërstiqit se ka bartur uniformën e një pushteti që ka kryer masakra dhe gjenocid në Kosovë dhe po vazhdon të jetojë pa asnjë problem më Kosovë, raporton gazeta10.
Duke folur për vrasjet gjatë luftës, Hajdari i është drejtuar Kërstiqit se nuk mund të krahasohet numri i viktimave shqiptare me atë serbëve.
“10 mijë civil të vrarë besoj që ka qenë arsye e mjaftueshme për të dezertuar apo për të mos e veshur atë uniformë kurrë. 20 mijë gra e vajza të përdhunuara nga një aparat shtetëror është dashur qysh në ditën e parë dinjiteti njerëzor të mos e lejoj ta vesh atë uniformë. 142 fëmijë të vrarë disa prej tyre edhe në gjumë do të duhej që dinjiteti njerëzorë të bënte që mos ta veshte atë uniformë”, ka thënë Hajdari. /Gazeta10/