Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hajdari e kënaqur me buxhetin: Rezervat e naftës mund të jenë kusht për anëtarësim në BE

Gazeta10
29 November 2022 - 14:08

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka diskutua Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Komisionit.

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari me këtë rast tha, u shpreh e kënaqur me buxhetin e ndarë për këtë ministri, duke kërkuar të që të përkrahen shtatë sektorët industrial.

“Jemi të kënaqur me buxhetin. Për 7 sektorët industrial, janë me rëndësi që të përkrahen për vitin e ardhshëm”, tha ajo.

Sipas saj, diplomacia ekonomike do të jetë prioritet për vitin e ardhshëm.

Hajdari po ashtu tha se Kosova duhet të ketë rezerva të naftës sepse ky mund të jetë kusht për  anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Kroacia ka pasur problem për anëtarësim ne BE, i ka ndihmuar Gjermani, edhe Kosova mund të has një problem te tillë për anëtarësim në BE dhe ky mund të jetë kusht edhe për Kosovën”, tha ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.