
Opinionistja, Fatime Hajdari në “Politiko” ka komentuar reagimin e Isa Mustafës lidhur me liberalizimin e vizave, shkruan Gazeta10.
Por, Hajdari kishte edhe një kërkesë nga ish-kryeministri i Kosovës, duke kërkuar që të iu dhuroj hapësirë edhe rinisë brenda LDK-së.
“Po gjen kohë prej pensionimit. Urojmë që të distancohet pak më shumë në mënyrë që t’ia mundësojë rinisë e gjeneratës së re të LDK-së të eci përpara dhe tutje.”, tha ajo.
Tutje, kjo ngjalli debat dhe të qeshura në studion e “Politikos”, gjë që bëri që Hajdari të justifikohet mënjeherë duke thënë se ka respekt për Mustafën dhe se kërkesa për dhënien e hapësirës ndaj rinisë nuk i bie që i ka frikën atij./Gazeta10