Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hajdari për mesazhet e O’Brien: Pozitive, SHBA-të na konsiderojnë njerëz të afërt

Gazeta10
22 October 2024 - 21:53

Analistja politike, Fatime Hajdari teksa fliste për vizitën e djeshme të ndihmëssekretarit amerikan në Kosovë, James O’Brien, përgëzoi stafin e emsionit “Politiko” me Kushtrim Sadikun, progam ky i cili u përzgjodh nga ai për  ndarjen e informacioneve nga takimi me kryeministrin Kurti.

“Duhet përgëzuar që ndihmëssekretari amerikan ka zgjedhur Politikon për intervistën e tij, sepse kjo ka rëndësi për ne si qytetarë. E kemi dëgjuar për kohë të gjatë, diskutimet në studio televizive prej opinionistëve të ndryshëm, shqetësimin se si kryeministri i ka prishur raportet me SHBA-të”, deklaroi Pantina, raporton Gazeta10.

E për raportin mes shtetit të Kosovës dhe SHBA-ve, Hajdarit theksoi se më së miri e tregoi O’Brien dje kur iu referua kryeministrit Kurti.

“ Në fjalinë që ai thotë që herë pas here kemi edhe mosmarrëveshje por kjo ndodh mes miqve, do të thotë se ai këtu i referohet kryeministrit, nuk i referohet qytetarit sepse këto i ka me kryeministrin. E mira e krejt kësaj është që keni arrit si emision debatesh me e përmbledh krejt debatin shterp”, deklaroi ajo.

Hajdari gjatë fjalës së saj përmendi edhe deklaratën e ambasadorin amerikan, Hovenier për të cilën tha se diskursi i tij u dha në formë miqësore, ashtu sikur edhe konsiderohet Kosova e afërt nga diplomatët amerikanë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.