Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Ka pësuar tranzicion”, Hajdari: Interesimi i diasporës për zgjedhje është i lartë

Gazeta10
26 December 2024 - 20:51

Komentatorja politike dhe njëherësh gazetarja, Vjollca Hajdari ka komentuar regjistrimin masiv të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025.

“Unë mendoj që interesimi është shumë i madh. Është një interesim i madh në kuptimin se si po zhvillohen situatat politike, shoqërore dhe sociale”, ka thënë Hajdari.

Hajdari ka theksuar se mërgata ka pësuar një tranzicion sa i përket interesimit për zgjedhje në Kosovë.

“Unë e shoh që për momentin është duke u bërë një censurë e re në mërgatë. Së pari, mërgata ka pësuar tranzicion. Nuk është mërgata që ka qenë më parë”, ka thënë ajo. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.