Zgjedhjet 2025

Hajdari takon veteranë të luftës, thotë se ata meritojnë më mirë

Gazeta10
19 Janar 2025 - 16:30

Kandidati për deputet i PDK-së, Petrit Hajdari ka takuar mbrëmë veteranë të luftës nga Batalioni i ||-të.

Hajdari tha se nga takimi me ta, u sigurua për mbështetje në atë se çfarë po e bën.

 

Mes tjerash, Hajdari tha se veteranët e dal nga lufta meritojnë kushte dhe gjendje më të mirë.

 

Postimi i plotë:

Kisha kënaqësinë të takoja mbrëmë ushtarët e Batalionit II “Ruzhdi Salihu”, komandant Luanin dhe bashkëluftëtaret e tijë.
Vendi që i di rrënjët e veta e ka të sigurt të ardhmen. E rrënjët nuk na i ka forcuar askush më shumë se këta burra që trupin e shpirtin e kanë vënë në shërbim të atdheut.

Asgjë nuk mund të të sigurojë që je në rrugën e duhur si mbështetja e veteranëve. Padyshim ndihem jashtëzakonisht i nderuar nga ky masivitet dhe kjo ngrohtësi me të cilën më keni pritur, të dashur ushtarë të atdheut. Jo vetëm i nderuar, por borxhli tërë jetën.

Kosova mundet ma mirë! Ju meritoni ma mirë!
#PDK131 #bedrihamzakryeminister01✅ Memli Krasniqi 02✅ Petrit E. Hajdari 51✅

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.