
Ministrja e Industrisë, Ndërmarësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në konferencën për media ka pranuar se janë bërë pagesa në avanc për furnizim me mallra në rezervat shtetërore. Ajo ka thënë se në fillim të qershorit sivjet kjo ministri ka njoftuar Avokaturën Shtetërore për inicim të procedurës gjyqësore se 3% e furnizimit total me rezerva shtetërore në vitin 2022 është vonuar.
Ajo po ashtu , ka thënë se nuk sheh asnjë arsye për të dhenë dorëheqje, pas arrestimit të dy zyrtarëve të MINT-it dhe një biznesmeni nën dyshimin për dallavere me furnizim të rezervave shtetërore.
“Sa i përket dorëheqjes sime, unë s’e shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje dhe të them me përgjegjësi e siguri të plotë, dhe nuk shoh asnjë arsye e as thjesht dyshim te zyrtarët që janë të ndalur sot”, ka thënë ajo.