Politiko

“Hajde balldëzkë bonu sheficë, pa konkuru”, Gashi-Zeqirit për qeverisjet e kaluara

Gazeta10
10 Janar 2025 - 23:52

Një debat i ashpër ka ndodhur në studion e “Politikos” mes komentatorëve politikë, Sadik Zeqirit dhe Blerim Gashit.

Zeqiri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin, duke thënë se kanë ecur hapave të gabuar dhe janë përfshirë edhe në korrupsion.

“Kryeministri është ka ec hapave të gabum. Ekipin e ka shumë të dobët, ma të dobtin prej krejt kryeministrave të kalum. Po mu më vjen mirë që këta janë kulturu shumë. Kur e vendos njeri kravatën, nuk gjun ma gurë. Kanë ra në pare, kanë fillu me punësu rend e pa rend. Me punësu nipa, teze, dajë, kunata e balldëzka, e gra të ministrave sikur ata të tjerër”, ka thënë Zeqiri.

Megjithatë, ndaj një deklarimi të tillë ka reaguar Gashi.

Gashi ka thënë se e gjithë tendenca e opozitës është që t’i thotë Qeverisë që edhe “ju jeni si ne”, duke iu referuar rasteve të keqpërdorimeve dhe korrupsionit.

“Kjo nevoja me përdredh lajmin, prej fillimit u kanë qysh po mujna, jo s’po mujna. Tash çka po bajnë, hajde t’ia ngjesum ni vegzë këtina. Unë s’po tham që s’ia kanë pi tinza duhanin Albinit, as s’po tham që u kanë imun. Por veç apriori me përdor këtë që këta sikur ata, tashmë është kartë e djegun nga opozita”, ka thënë Gashi.

Për punësimet, Gashi ka thënë se kanë qenë meritore, ndërsa në qeveritë e tjera i kanë punësuar edhe pa konkuruar në konkurse publike.

“Ata tjertë i kanë shti pa kunkuru, ata s’e kanë ditë që kanë me hi në punë. Ata ju kanë thanë hajde teze, balldëzkë  banu sheficë, pa kunkuru”, ka thënë me ironi Gashi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.