
Halil Matoshi ka kritikuar liderët e Kosovës për tensionet në veri të vendit pas zgjedhjeve të mbajtura që sipas tij, të njëjtat s’kanë legjitimit.
Matoshi në Politiko tha se për shkak të sanksioneve të SHBA-së ndaj Kosovës, ushtarët e FSK-së u kthyen nga stërvitja të zhgënjyer e të dëshpruar për shkak të gabimeve të krerëve institucional.
“Më vjen keq që liderët e papërgjegjshëm ballkanik bëjnë gabime taktike, ndërkaq dënimin zakonisht e marrin qytetarët, popujt. Edhe kësaj here doli provë, hajde ta provojmë. Ma keq se intervenimi në veri, ka qenë tërheqja. Kjo është tërheqje.”, dekalroi Matoshi në Politiko.
Ai i ka quajtur “poteza ilegal” të kryeministri Kurtit, vendimet e fundit për katër komunat e veriut me bojkotimin e zgjedhjeve nga serbët dhe pastaj trazirat e krijuara nga ta.
“Kur ne thoshim se zgjedhjet në veri s’kanë legjitetimitet, na kanë linqu njerëz të pushtetit. E ka nxjerr komplet procesin jashtë legaliteti kushtetues e ligjor, e tash për me ardh situata mirë duhet me u kthy në normalitet.“, shtoi Matoshi./Gazeta10